Prishtina do mbushet sot me një atmosferë magjike, teksa nis zyrtarisht edicioni i shumëpritur i Sunny Hill Festival 2025, eventi muzikor më i madh në Kosovë, që për tri netë me radhë do të kthejë fshatin Bërnicë në një qendër globale të muzikës dhe artit bashkëkohor.
Hapja madhështore i është besuar yllit me famë botërore Dua Lipa, e cila rikthehet në vendlindje për të sjellë për herë të parë në Kosovë turneun e saj të ri, “Radical Optimism”. Performanca e saj pritet të ndezë skenën kryesore dhe të krijojë një natë të paharrueshme për mijëra fansa që kanë mbërritur nga e gjithë bota.
Ndërkohë, skena C4 do të elektrizohet nga energjia e legjendës britanike të muzikës elektronike, Fatboy Slim, fitues i gjashtë çmimeve “MTV Video Music Awards”, i cili do të performojë deri në orët e para të mëngjesit.
Natën e dytë, më 2 gusht, një tjetër emër i madh i skenës botërore do të ndezë atmosferën, Shawn Mendes, një nga artistët më të dashur të pop-it ndërkombëtar. Po atë natë, në skenën C4, do të performojë DJ-i brazilian Mochakk, i njohur për energjinë e tij unike dhe stilin funky që po pushton klubet në mbarë botën.
Nata e fundit, më 3 gusht, do të mbyllet me performancën audiovizuale të Anyma projekti solo i Matteo Millerit nga Afterlife, që do të ofrojë një udhëtim të thellë muzikor dhe vizual. Në skenën C4, festivali përmbyllet me superyllin e muzikës elektronike Peggy Gou, autore e hitit global “(It Goes Like) Nanana”, që pritet të sjellë një nga setet më epike të edicionit.
Artssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA, Mygal B2B Edgar Kerri, me stile që variojnë nga hip-hop dhe alt-pop te dubstep dhe house.
Loredana, Ledri Vula, MC Kresha & Lyrical Son, Era Istrefi, Tayna, Kida, Adrian Berisha, Art Lokaj Band, DJ Caboo, Blerta Përtace, Bana Zahiti, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina, Zwada, dhe shumë të tjerë, që pritet të ndezin skenën me zërin, energjinë dhe ritmet e tyre moderne.
Me një organizim të shkëlqyer, emra të mëdhenj dhe publik nga e gjithë bota, Sunny Hill Festival 2025 pritet të thyejë rekordet e pjesëmarrjes dhe të kthehet në një prej netëve më elektrizuese në historinë kulturore të Prishtinës.
Priten mbi 30 mijë vizitorë në secilën natë një triumf për muzikën, artin dhe mikpritjen shqiptare.