Nga lattet dhe akulloret, deri te produktet e flokëve matcha është kudo. Por sot, kjo pluhur çaji e njohur për ngjyrën e saj të gjelbër të ndritshme dhe shijen unike me nota umami, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u gjetur.
“Papritur, nuk gjejmë më matcha,” thotë Leo Lukidi, pronari i “Tea and Whisk” në Las Vegas, i cili prej nëntë vitesh shet çajin tradicional japonez. “Papritur, të gjithë e duan atë.”
Kjo rritje e menjëhershme në kërkesë vjen si pasojë e rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-ut, ku influencuesit lavdërojnë përfitimet shëndetësore dhe shijen e pasur të matcha-s. Në të njëjtën kohë, turizmi në Japoni është rritur ndjeshëm, duke boshatisur raftet në dyqanet vendase disa madje kanë vendosur kufizime, duke lejuar vetëm një kuti për klient.
Prodhuesit japonezë po përballen me vështirësi për të përmbushur këtë valë të papritur kërkese, çka ka çuar në rritje çmimesh, vonesa në dërgesa dhe kërkime të mundimshme në tregjet më të thella për furnizim.
Nga një përbërës i thjeshtë tradicional në një fenomen global, matcha tani është më shumë se thjesht një pije është simbol i stilit të jetesës, mirëqenies dhe natyralitetit. Por me kërkesën që rritet më shpejt se oferta, pyetja mbetet: A është ky thjesht një trend i përkohshëm, apo fillimi i një epoke të re “të gjelbër”?