Në një bisedë të ngrohtë dhe të sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta ka ndarë një nga dëshirat më të mëdha të familjes së saj, të sjellin në jetë një motër ose vëlla për vajzën e tyre, Atara.
E pyetur nga një ndjekës nëse planifikon të ketë një fëmijë tjetër apo do të mbetet me një, Orinda është përgjigjur pa rezervë:
“Patjetër që duam [një fëmijë tjetër] por nuk po vjen. Lutemi çdo natë me Atarën që të jetë në planin e Zotit.”
Orinda dhe Turi janë bërë prindër për herë të parë në vitin 2021, kur erdhi në jetë vajza e tyre Atara, një emër që simbolizon dritë dhe bekim në jetën e tyre.