Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë rinovuar betimet martesore në një ceremoni romantike, teksa tensionet me familjen e famshme të tij vazhdojnë.

“Ngjarja kishte si qëllim të nderonte dashurinë dhe përkushtimin që ata kanë ndërtuar së bashku ndër vite, duke krijuar një kujtim që do t’i shoqërojë përgjithmonë,” tha një burim për revistën People, duke iu referuar ceremonisë që u mbajt të shtunën.

Modelja 30-vjeçare dhe Brooklyn, 26, i cili në rrjetet sociale mban mbiemrin e bashkuar Brooklyn Peltz Beckham, u martuan për herë të parë në prill të vitit 2022 në një ceremoni madhështore në Florida.

Sipas burimeve, përplasjet nisën që në mbrëmjen e dasmës. Në atë kohë, Victoria Beckham, nëna e dhëndrit, thuhet se “e prishi” momentin e parë të çiftit duke i marrë skenën nuses.

“Para se të fillonte kënga e parë e kërcimit, Marc Anthony ftoi Brooklyn-in në skenë dhe më pas tha: ‘Gruaja më e bukur e kësaj mbrëmjeje, eja në skenë… Victoria Beckham!’” rrëfen një burim për People.

Nicola, e cila nuk e priste këtë ndërhyrje, sipas burimit, ndjeu se nëna e burrit të saj i prishi dasmën dhe nuk e kuptonte përse.

Një tjetër i pranishëm kujton momentin emocional kur Nicola “vrapoi jashtë dhomës duke qarë”.

Thuhet se ajo e interpretoi gjestin e Victoria-s si të qëllimshëm, sidomos kur dinte që çifti kishte përgatitur një kërcim romantik vetëm për ta.

Ky episod mendohet të ketë shënuar fillimin e një përplasjeje të heshtur, që më vonë u pasqyrua edhe në mungesën e çiftit në festën e 50-vjetorit të David Beckham, në maj.

Në të njëjtin muaj, Brooklyn postoi një video në Instagram ku shihej duke vozitur një motor me bashkëshorten, duke shprehur publikisht dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj saj:“Gjithë bota ime do të të dua përgjithmonë, gjithmonë të zgjedh ty bebe, je njeriu më i mrekullueshëm që njoh, unë dhe ti përgjithmonë bebe ????”, shkroi ai në mbishkrimin e klipit.