1

“Kufizimi e bën mendjen krijuese shpikëse.” - Walter Gropius

2

“MENDJA ËSHTË SI NJË ÇADËR. Është më e dobishme e hapur.” - Walter Gropius

3

“PARIMI YNË USHËHEQËS ISHTE SE DIZAJNI nuk është as një çështje intelektuale e as materiale, por THJESHT NJË PJESË INTEGRALE E GJËRAVE TË JETËS, i domosdoshëm për këdo në një shoqëri të civilizuar.” - Walter Gropius 

4

“BAUHAUS LUFTON ME IMITIMIN, zejtarinë inferiore dhe diletantizmin artistik.” - Walter Gropius

5

“QËLLIMI PËRFUNDIMTAR I TË GJITHË KRIJIMIT ARTISTIK ËSHTË NDËRTIMI!...Arkitektët, skulptorët, piktorët, ne të gjithë duhet t’i kthehemi zanatit!...ARTISTI ËSHTË NJË MANIFESTIM I LARTË I MJESHTËRISË...Le të formojmë...një esnaf të ri mjeshtrash pa ndarje klasash të cilat çojnë në shfaqjen e barrierave arrogante ndërmjet zejtarëve dhe artistëve!...Le të krijojmë së bashku ndërtesat e reja të së ardhmes të cilat do të jenë të gjitha në një: arkitekturë dhe skulpturë dhe pikturë.” - Walter Gropius

6

“Shoqëria ka nevojë për një imazh të mirë të vetvetes. KJO ËSHTË DETYRA E ARKITEKTIT.” - Walter Gropius

7

“Vetëm ajo punë që është produkt i NJË KOMPULSIONI TË BRENDSHËM, mund të ketë KUPTIM SHPIRTËROR.” - Walter Gropius

8

“Ne kërkojmë TË KRIJOJMË NJË NDËRTESË TË PASTËR ORGANIKE, e cila rrjedh nga ligjet e saj të brendshme, E ÇLIRUAR NGA TË PAVËRTETAT APO ZBUKURIMET.” - Walter Gropius

9

“ARTI NË VERVETE NUK MUND TË MËSOHET, por zejet po. Arkitektët, piktorët, skulptorët janë të gjithë zejtarë në kuptimin origjinal të fjalës. Kshtu, ai është një kërkesë themelore e të gjithë krijmtarisë artisitike që çdo student duhet t’i nënshtrohet një trajnimi të tërthortë në workshop-t e të gjitha degëve të zanatit.” - Walter Gropius

10

“NJË NDËRTESË MODERNE DUHET TA NXJERRË RËNDËSINË E SAJ ARKITEKTURORE VETËM NGA ENERGJIA DHE PASOJA E PROPORCIONEVE TË SAJ ORGANIKE. Ajo duhet të jetë besnike ndaj vetvetes, llogjikisht transparente, dhe E VIRGJËR NGA GËNJESHTRAT APO TË PARËNDËSISHMET.” - Walter Gropius

11

“FËMIJËT DUHET TË PREZANTOHEN QË NË FILLIM ME POTENCIALET E MJEDISIT TË TYRE, ME LIGJET FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE TË CILAT UDHËHEQIN BOTËN PAMORE, dhe shijimin suprem që rrjedh nga pjesëmarrja në procesin krijues të formëdhënies së hapësirës së jetesës së njerëzve.” - Walter Gropius

12

“Duke qenë se arti është i vdekur në jetën aktuale të kombeve të civilizuara, ai është dërguar në këto morge, muze groteske.” - Walter Gropius

Photo Credits: NurPhoto / Contributor

Source: NurPhoto