Dy ditë më parë, rrjetet sociale u pushtuan nga një video e Jozit dhe Stresit, në të cilën ky i fundit deklaronte se “çunat e Fushë Krujës i ka vëllezër”, teksa zbatoi me sportivitet edhe një “urdhër” për ta puthur këngëtarin në faqe.

Videoja u bë virale brenda orëve dhe solli reagime të shumta.

Stresi reagoi duke sqaruar se gjithçka ishte thjesht një “prank” në kuadër të bashkëpunimit të ri muzikor që do të publikojnë së shpejti me Jozin. Por ndonëse ai e shpjegoi situatën si pjesë të një strategjie kreative, interneti nuk e ka ndalur ironinë dhe komentet thumbuese.

Ky zhvillim duket se nuk i ka shpëtuar as Gjestit, ish-banorit të Big Brother VIP Albania, i cili ka reaguar në mënyrën e tij.

Ai ka hequr Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim domethënës duke pasur parasysh miqësinë që kishin ndërtuar. Kujtojmë që pas daljes nga shtëpia e BBVA, Gjesti u përkrah fuqishëm nga Stresi në rrjete sociale dhe intervista, çka i kishte afruar më shumë dy artistët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)