Nga MY-MODERN-MET
Për shumë njerëz, gjetja e një përkufizimi për artin bashëkohor mund të jetë shumë e vështirë. Ndonëse titulli i tij është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, kuptimi i artit bashkëkohor në ditët moderne nuk është i prerë me thikë. Fatmirësisht, ne mund ta kuptojmë plotësisht se çfarë është “bashkëkohore” duke parë historinë e konceptit dhe eksplorimin e tematikave të lidhura me të.
Në kuptimin e tij më bazik, termi “art bashkëkohor” i referohet artit – të pikturës, skulpturës, fotografisë, instalacioneve, performance dhe video artit – që prodhohen sot. Ndonëse në dukje i thjeshtë, detajet që rrethojnë këtë përkufizim janë shpesh pak të turbullta, duke qenë se interpretimet e njerëzve të ndryshëm mbi atë që konsiderohet e “sotshme” mund të variojë gjerësisht. Rrjedhimisht, pika e saktë e fillimit të kësaj gjinie është ende e diskutueshme. Megjithatë, shumë historianë arti konsiderojnë fundit e viteve 1960 apo fillimin e viteve 1970 (fundin e artit modern, apo modernizmin) si një vlerësim të përshtatshëm.
Imazhi 1: Yayoi Kusama, “Kungulli i verdhë,” 1994
Imazhi 2: Kopshti dhe Xhami Chihuly në Qendrën Seattle (Sh.B.A)
Burimi: https://mymodernmet.com/what-is-contemporary-art-definition/