Nga MY-MODERN-MET

ARTI I TOKËS

Arti i Tokës, është një lëvizje në të cilën artistët transformojnë peisazhet natyrale në vepra arti, të cilat janë specifike sipas vendit. Robert Smithson, Christo dhe Jeanne-Claude, dhe Andy Goldsworthy vlerësohen për veprat e tyre avantgarde të tokës.

ARTI I RRUGËS

Si një nga lëvizjet më të fundit të artit bashkëkohor, arti i rrugës është një gjini që ka fituar rëndësi me ngritjen e grafitit në vitet 1980. Shpesh të rrënjosura tek aktivizmi social, arti i rrugës përfshin murale, instalacione, imazhe shabllon dhe ngjitëse të vendosura në vende publike. Artistët kyrsorë të rrugës përfshjnë figura nga vitet 1980, si Jean-Michel Basquiat dhe Keith Haring, si edhe artistët praktikues si Banksy dhe Shepard Fairey.     

ARTI BASHKËKOHOR & EPOKA DIXHITALE    

Arti bashkëkohor po evoluon vazhdimisht dhe gjithnjë edhe më shumë artistë po përfitojnë nga teknologjia e re për të avancuar më tej krijmtarinë e tyre. Kjo përfshin artin e gjeneruar nga kodet, i cili mund të prodhojë gjithçka nga pjesët abstrakte deri tek portretet futuriste në format vektor. Me avancimin e inteligjencës artificiale, disa artistë po përdorin teknologjinë për të krijuar portrete hiper-realiste, të cilat testojnë kufijtë ndërmjet realitetit dhe imagjinatës.  

Arti Kripto, i cili përfiton nga teknologjia “blockchain”, ka fituar rëndësi që nga viti 2020. Me artistin dixhital Beeple i cili realizoi një shitje piketë prej 69 milionë dollarë me Christie‘s me kolazhin e tij me NFT, më shumë artistë dhe institucione të arteve të bukuar po shohin mundësi në këtë formë arti. Arti Kripto po i lejon artistët të monetarizojnë veprat e tyre të cilat më parë kanë qenë të vështira për t’u shitur. Lulëzimi i artit të NFT-ve po i lejon artistëve të cilët krijojnë pjesë kalimtare – qoftë instalacione, performanca, apo murale – të kompensohen dhe përmblidhen në një mënyrë të padëgjuar më parë.

Imazhi 1: Robert Smithson, “Spiralja Jetty”

Imazhi 2: Keith Haring, “Muralja e Pisa-s,” 1989

Imazhi 3: Foto stok nga mundissima/Shutterstock

Burimi: https://mymodernmet.com/what-is-contemporary-art-definition/