(Photo by Kevin Mazur/American Broadcasting Companies Inc via WireImage) Source: Getty Images Europe

Jennifer Aniston pranoi në një intervistë të re se ajo dhe shoqja e saj Gwyneth Paltrow ende “qeshin” me ish-in e përbashkët, Brad Pitt.

“Ironikisht, unë isha në festën e fejesës së tyre,” tha ylli i “Friends” për Vanity Fair në një artikull të publikuar të hënën.

Kur u pyet nëse ato flasin ndonjëherë për romancat e tyre me aktorin e “F1”, Aniston u përgjigj: “Oh, sigurisht. Si mund të mos flasim? Jemi femra.”

Por jo vetëm kaq, ato ndajnë edhe këshilla për mirëqenie dhe shëndet.

“Gjithmonë këshillojmë – ‘Çfarë po bën për këtë? Çfarë po bën për atë? Ke ndonjë mjek të ri për këtë?’” tregoi ajo.

Brad Pitt takoi Gwyneth në 1995, kur ajo luante gruan e tij në thriller-in “Se7en”.

Në fjalimin e tij për Golden Globes 1996, ai e quajti atë “dashuria e jetës sime”. Në dhjetor të atij viti, ai i propozoi asaj.

Edhe pse u ndanë në qershorin e vitit pasardhës, ata kanë mbajtur marrëdhënie të ngushta.

Brad Pitt më pas u takua me Jennifer Aniston në 1998, i propozoi në 1999 dhe u martuan në një ceremoni madhështore në Malibu në korrik 2000.

Çifti tronditi fansat kur njoftuan ndarjen në janar 2005.

Ata sqaruan se ndarja nuk ishte për shkak të spekulimeve të mediave, por një vendim i menduar me kujdes dhe se do të mbaheshin miq me dashuri dhe respekt të madh mes tyre.

Divorcimi u finalizua në tetor të atij viti.

Ndërsa Pitt tani është në një lidhje me Ines De Ramon, Aniston po takohet me hipnotistin Jim Curtis.

Gwyneth Paltrow është martuar me Brad Falchuk që nga 2018 dhe ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Chris Martin.