Ndoshta, ju tashmë e dini përgjigjen e kësaj pyetjeje. Nuk e di se ç’mendoni ju, por sipas meje ne e ndjejmë të bukurën. Kjo bindje më ka shoqëruar gjatë punës sime si dizajner, ku kam zbuluar gjëra shumë interesante e entuziazmuese. Një nga momentet që më ka mbetur më shumë në mendje lidhet me dizajnin automotiv.
A e kujtoni çastin kur hapni ose mbyllni derën e një makine dhe dritat fiken e ndizën? Dikur, një model nga BMW solli një detaj të veçantë: drita që fiket ngadalë, jo menjëherë. E mbani mend? Unë e kujtoj shumë qartë herën e parë që e pashë dhe mendova: “Kjo është fantastike.”
Edhe sot nuk kam gjetur askënd që nuk e pëlqen këtë efekt. Por, si dizajner, nuk mjaftohem me përgjigjen “është e këndshme” apo “duket natyrale” — unë dua të di pse ndodh kjo. Kështu që bëra disa eksperimente dhe zbulova se ky kalim nga drita në errësirë, që zgjat rreth 6 sekonda, lidhet me mënyrën si reagon truri ynë. Nuk ka të bëjë me të menduarit racional, por me ndjesinë.
Kjo më çoi në një krahasim tjetër: momentin kur fiken dritat në sallën e kinemasë ose teatrit. Ai çast nuk na bën të mendojmë “tani fillon filmi”, por na jep një ndjesi pritjeje dhe emocion të këndshëm. Është një gjendje që lidhet me parashikimin dhe kënaqësinë, që ndoshta mund të quhet edhe një refleks i kushtëzuar.
E bukura i përket sistemit limbik — atij mekanizmi emocional në trurin tonë, ku sinjalet shqisore dhe “bit-et” e kënaqësisë mbërrijnë më shpejt se sa procesi racional në korteks. Kjo është arsyeja pse shpesh e ndiejmë të bukurën përpara se ta mendojmë.
Photo Credits: TED Talk Londër