Leonardo DiCaprio nuk mbante maskën e zakonshme gjatë një feste në Ibiza, por edhe kështu policia nuk e njohu.

Aktori 50-vjeçar dhe miqtë e tij u panë duke u ndaluar nga policia para se të hynin në një festë me tequila, sipas një videoje të siguruar nga Daily Mail. DiCaprio, i veshur me të gjitha të zeza, me kapele, shikonte telefonin e tij duke pritur radhën për t’u kontrolluar.

Një grua në sfond dëgjohej duke thënë: “Po më kontrollojnë komplet tani.”

Në video nuk dihet nëse gruaja që flet është e dashura e DiCaprios, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti, e cila ishte me të në Ibiza.

Megjithatë, një burim për Page Six tha se DiCaprio nuk u veçua nga policia:

“Të gjithë u kontrolluan dhe iu kërkua identiteti,” tha burimi, duke shtuar se në festë kishte shumë persona të njohur. Policia spanjolle thjesht nuk e njihte fillimisht DiCaprio-n.

“Është qesharake, ata e shikuan dy herë dhe pastaj ai hyri,” shtoi burimi.

Travis Scott nuk iu lejua të hynte në festën ekskluzive që u mbajt në një vilë private nga Patron dhe aktori dhe këngëtari spanjoll Aron Piper, raporton Daily Mail, por të tjerë të famshëm si Kendall Jenner dhe miku më i mirë i DiCaprios, Tobey Maguire, hynë pa problem.

DiCaprio është një figurë e njohur në Ibiza dhe ka pushuar aty shumë herë gjatë viteve.

Më herët këtë muaj, ai dhe Ceretti u fotografuan duke vizituar mega-jahtin e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në ishullin spanjoll. Çifti gjithashtu mori pjesë në dasmën e Bezos dhe Sánchez në Venecia, Itali, në qershor. Ceretti tregoi se kishte pasur një incident me veshjen gjatë festës, duke shqyer fustanin e saj vintage Dolce & Gabbana.

DiCaprio është lidhur me modelen me origjinë italiane që nga vera e vitit 2023.

Megjithatë, Ceretti ka deklaruar se nuk i pëlqen të njihet si “e dashura e yllit të Titanic”.