Vetëm disa muaj pas operacionit për një tumor në gjoks, i diagnostikuar në prill, këngëtarja britanike Jessie J ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale brenda vitit, por ka edhe datën e rikthimit në skenë: më 29 gusht do të dalë muzika e saj e re. Ndërsa lufton një betejë të vështirë personale, zëri i këngëve “Price Tag” dhe “Bang Bang” përcjell një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: sëmundja nuk do të ndalë kurrë dëshirën e saj për të jetuar dhe për të krijuar.
Këngëtarja 37-vjeçare, me emrin e vërtetë Jessica Cornish, ka ndarë në Instagram një video ku shfaqet e mbështjellë nga një dritë e artë, me një përshkrim që pasqyron vendosmërinë e saj për të përballuar sëmundjen, rolin e nënës dhe karrierën në të njëjtën kohë. “Një operacion tjetër këtë vit. Mund ta bëj. Të rris një fëmijë të vogël (Jessie J është nënë e Sky Safir, 2 vjeçe). Mund ta bëj. Të publikoj muzikë të re. Mund ta bëj,” shkruan ajo, duke shtuar: “Mund të pushoj, të jem nënë dhe të nxjerr muzikë të re. Nuk kam lënë një kompani të madhe pas 18 vitesh për t’u frikësuar e për të mos shkruar rregullat sipas jetës dhe shëndetit tim. Duhet thjesht t’i bëj realiste në përputhje me atë që mund të jap në të gjitha rolet e jetës sime.” E më tej: “Do të jetë ndryshe nga ç’kisha planifikuar, por jeta është kështu: gjërat ndryshojnë dhe mund të mërzitemi dhe të zemërohemi sepse nuk shkoi siç prisnim, ose të përshtatemi. Thjesht po ndjek rrjedhën e jetës. Po mësoj kush jam në nënësinë time dhe kur shëndeti merr një kthesë të papritur.”
Prej shtatë javësh është nga operacioni për tumorin në gjoks. Pas mastektomisë, ka kaluar edhe një ndërhyrje për rindërtimin e gjoksit dhe tani po përballet me periudhën e rikuperimit, e cila po rezulton më e komplikuar nga sa kishte pritur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessie J (@jessiej)


“Nuk jam ende plotësisht rikuperuar dhe trupi im po gjen ekuilibrin e tij. Por dua muzikën dhe dua jetën time dhe dua të jetoj momentin. Në vend që të ndalem, të zhdukem dhe të pres momentin perfekt për të nxjerrë muzikë përsëri, kam zgjedhur të vazhdoj. Jeta ka shtresa, me ulje dhe ngritje, dhe duhet ta jetojmë sa më mirë. Këtu jam. Gjallë. Dhe dua vetëm që ju të keni muzikën. Dakord?”
Në një përditësim të fundit në Instagram Stories, këngëtarja tregoi se ishte shtruar në spital për disa simptoma shqetësuese, përfshirë vështirësi në frymëmarrje, që ngjallën dyshimin për një emboli pulmonare. “Si i kalova 24 orët e fundit,” shkroi duke e shoqëruar me një foto ku shihet me kanulë në krah. “Gjashtë javë pas operacionit dhe u riktheva në të njëjtin repart ku isha pas ndërhyrjes. Nuk ishte e parashikuar dhe nuk ishte planifikuar.”
Fatmirësisht, mjekët përjashtuan prani të mpiksjes së gjakut: “Nuk është ajo, falë Zotit. Bënë shumë analiza që treguan një infeksion ende për t’u identifikuar dhe pak lëng në mushkëri.”
Megjithë lodhjen dhe vështirësinë në frymëmarrje, Jessie J zgjodhi të kthehej në shtëpi: “Kam vështirësi të marr frymë mirë, por doli dje (më pëlqen pak të jem në spital) dhe do të vazhdoj kontrollet si paciente ambulatore.” Dhe shtoi: “E di që shumë persona me përvoja të ngjashme mund të mos jenë dakord me mua, dhe kjo është në rregull. Por për mua, momenti më i vështirë ishte dita e operacionit.”