Prej kohësh, fansat e reperit Gjesti kanë vënë re mungesën e tij si në rrjete sociale, ashtu edhe në skenën muzikore. Pas shumë pyetjeve dhe komenteve nga ndjekësit, artisti ka vendosur të reagojë, duke dhënë një shpjegim për situatën.

Në një mesazh të gjatë drejtuar publikut, Gjesti rrëfen se po përballet me sfida personale që e kanë detyruar të ndalojë përkohësisht projektet e tij:

“E di, jam zhdukur këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte dhe me asgjë, por shumë shpejt besoj se do mbarojë ky problem dhe kam për të qenë pranë jush. Ju uroj krejt të mirat, faleminderit për çdo gjë që bëni për mua”.

Ai gjithashtu thekson se arsyeja kryesore lidhet me një padrejtësi që i është bërë dhe që, sipas tij, e ka penguar të jetë aktiv:

“Janë ca gjëra që nuk dua t’i ndaj në media se nuk ia vlen. Por për ju, një sqarim i vogël: Derisa të përfundojë një padrejtësi që më është bërë, nuk mund të jem aktiv”.

Megjithatë, reperi shprehet i vendosur që të mos dorëzohet dhe të rikthehet më i fortë se kurrë:

“Eh, kështu ishte jeta, por dorëzim nuk ka kurrë! Edhe nuk do ndalem derisa të marr atë që dua, pa marrë parasysh se ç’ndodh”.

Për momentin, mbetet e paqartë se çfarë fshihet pas kësaj “padrejtësie” që përmend Gjesti.