Në një intervistë për 'Esquire', aktori 50-vjeçar Leonardo DiCaprio, i njohur për lidhjet me vajza shumë më të reja, ka zbuluar se ndjehet pothuajse dy dekada më i ri se mosha e tij reale.
Paul Thomas Anderson e pyeti DiCaprion: “Nëse nuk do e dije moshën tënde, sa vjeç do të thoje se je tani?” Aktori iu përgjigj pa hezitim: “32”, duke treguar një perspektivë shumë më të re sesa numri i viteve në letër. Ai qeshi duke shtuar se në mënyrë emocionale kishte “mbushur 35 vjeç vitin e kaluar”.
DiCaprio foli gjithashtu për ndryshimin e perspektivës së tij pas 50-tës:
“Ke dëshirë të jesh më i sinqertë dhe të mos humbasësh kohë. Duhet të jesh më i drejtë me njerëzit. Është pothuajse një përgjegjësi, sepse më shumë nga jeta jote është pas teje sesa përpara.”
Ai theksoi se tani është më i hapur dhe i drejtpërdrejtë me njerëzit në jetën e tij, edhe nëse kjo sjell rrezikun e mosmarrëveshjeve ose ndarjes në marrëdhënie të ndryshme personale apo profesionale.
“Shikoj nënën time, për shembull, dhe ajo thotë gjithmonë atë që mendon pa humbur kohë duke u përpjekur të gënjejë,” shtoi aktori.
DiCaprio ka qenë në një lidhje me modelen 27-vjeçare Vittoria Ceretti që nga viti 2023, pas një serie marrëdhëniesh të mëparshme me modele të njohura si Gigi Hadid dhe Camila Morrone. Ky trend i lidhjeve me gra më të reja i ka sjellë reputacionin si aktor që përfundon marrëdhëniet “para se korteksi parfrontal i partneres të zhvillohet plotësisht”.