Tre vite pas dasmës së tyre të parë dhe fustanit të mrekullueshëm të Valentino-s, Nicola Peltz ka rinovuar betimet me bashkëshortin e saj, Brooklyn Beckham. Ceremonia e re solli një vend tjetër, një atmosferë të re dhe, natyrisht, një fustan të ri. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte mungesa e firmës së Victoria Beckham, nënës së Brooklyn, e cila nuk ishte e pranishme së bashku me David dhe gjithë familjen Beckham.
Fustani i zgjedhur nga Nicola për këtë rast ishte një trashëgimi familjare: fustani i së ëmës, Claudia Peltz, i vitit 1985, i rikrijuar me disa modifikime për t’i dhënë një siluetë më të ngushtuar në pjesën e sipërme dhe me një vello me detaje lulesh. Përveç nuancës krem dhe detajeve romantike si korseti, mëngët tre-katëshe dhe fundi me shtresa, çdo gjë rrezatonte elegancë dhe delikatesë.
View this post on Instagram
Për after-party, Nicola zgjodhi një fustan të gjatë, transparent dhe ngjyrë qielli, pjesë arkivi nga koleksioni Dolce & Gabbana Primavera-Estate 1998, duke treguar kështu pasionin e saj për modën italiane, ashtu si me fustanin e saj të parë të Valentino-s. Sërish, Victoria Beckham nuk kishte asnjë rol në zgjedhjen e veshjeve.
View this post on Instagram