Pas një periudhe të gjatë mungese, Babastars u ribashkuan të mërkurën mbrëma, duke sjellë nostalgjinë e viteve të arta të grupit. Getoar Selimi, së bashku me anëtarët e tjerë përveç Agon Amigës, dhuruan një performancë që kujtoi ditët kur Babastars ishin ndër më të suksesshmit e skenës hip-hop në Kosovë. 

Një ditë pas koncertit, Getoari publikoi një foto në Instagram të shoqëruar me fjalinë: “Luanët janë zgjuar”, një mbishkrim që u interpretua nga fansat si rikthim i fuqishëm dhe paralajmërim për projekte të reja muzikore nga Babastars.

Por, shumë shpejt pas këtij postimi, erdhi një postim i dyshimtë nga Capital T i cili reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një InstaStory ku shkruhej: “Shumë vëmendje bën që një gomar të mendojë se është luan.”

Koincidencë? Vështirë të besohet. Fansat lexuan mes rreshtave një replikë të tërthortë.