Pas daljes së saj nga Big Brother VIP, Egli Tako u afrua menjëherë me Fifin, dhe dyshja u bë pothuajse e pandarë. Në javët e para, vajzat ishin gjithnjë bashkë, duke ndarë momente të ngrohta dhe të qeshura që nuk kaluan pa u vënë re nga fansat dhe mediat.

Energjia e tyre e përbashkët u pasqyrua edhe në muzikë: bashkëpunimi i parë mes tyre solli projektin që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Por pak kohë më vonë, diçka e papritur ndryshoi ritmin e marrëdhënies së tyre. Kënga “2n1” u fshi papritur nga Fifi, duke krijuar bujë dhe spekulime në media.

Vetëm disa ditë më vonë, ajo u rikthye, por lajmet kishin lënë gjurmët e tyre.

Pavarësisht reagimeve të kujdesshme dhe pa polemika, duket se lidhja e tyre ka marrë fund përfundimisht. Vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjest që vjen pas një periudhe gjatë së cilës “follow”-i ishte mbajtur edhe pas tensioneve.