Sipas një burimi të afërt me çiftin, nuk ka asnjë problem në “parajsën” e Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner, pavarësisht spekulimeve për ndarje që qarkulluan së fundmi.
“Thjesht nuk janë parë për disa javë sepse Timothée ka qenë duke xhiruar Dune në një studio në Budapest, ndërsa Kylie ka qenë e zënë me punë,” tha burimi për People. “Ajo e vizitoi në korrik.”
Edhe pse Kylie ka një avion privat, fluturimi zgjat rreth 12 orë. “Ajo është nënë dhe gjithashtu punon. Ka shumë përgjegjësi në LA. Orari i Timothée-s është shumë i ngarkuar dhe me pak kohë pushimi,” shtoi burimi.
Megjithatë, çifti po e menaxhon situatën. “Flasin me FaceTime pothuajse çdo ditë. I mungojnë njëri-tjetrin por gjithçka është mirë,” tha burimi.
Lajmet e ndarjes u përhapën pasi fansat vërejtën se çifti nuk ishte parë së bashku që nga takimi i tyre i shkurtër në Francë gjatë muajit korrik. Jenner udhëtoi në Evropë pas dasmës së Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos në Itali.
“Ata nuk ishin parë që para dasmës, kështu që Kylie u gëzua shumë kur mbërriti në Francë,” tha burimi, duke shtuar se çiftit i pëlqen të menaxhojnë këtë lloj orari të ngarkuar.
Përveç kësaj, Kylie festoi ditëlindjen e 28-të më 10 gusht pa të dashurin e saj, duke postuar në Instagram foto nga festimi, i cili përfshinte seanca pikture, fotobooth dhe shumë torta.
Muajin e kaluar, Jenner dhe Chalamet bënë marrëdhënien e tyre zyrtare në Instagram, pasi pas dy viteve së bashku, Kylie filloi të ndiqte aktorin në rrjetin social, duke e bërë atë një nga 119 personat në listën e saj të ndjekësve.