Pete Davidson ka pranuar se ndjen “faj” për vendosjen e të dashurës së tij shtatzënë, Elsie Hewitt, në qendër të vëmendjes kur kjo periudhe duhet të ishte e bukur dhe private.

“Ndihem keq për të dashurën time sepse unë sjell shumë gjëra me vete,” rrëfeu komediani në një episod të podcast-it 'Breakfast Club'.

Ai shtoi se çdo gjë që bëjnë tani, apo ajo bën, menjëherë bëhet lajm. Davidson theksoi se ai dhe Hewitt janë persona privatë, dhe shtatzënia e saj duhet të ishte një moment i bukur për ta shijuar vetëm.

“Ndihem në faj sepse ajo është shumë private dhe është ajo që po kalon gjithë këtë. Ajo po bën gjithë punën,” vazhdoi ai. “Duhej të ishte një eksperiencë e bukur. Ajo kurrë nuk më ka bërë të ndihem kështu apo ka thënë diçka për të ndikuar në mendimet e mia, por unë ndiej një faj të madh dhe tmerrësisht të keq që në çdo mënyrë… nuk e mundësova që ajo të kishte shtatzëninë ideale që pothuajse çdo grua e meriton dhe shijon.”

Davidson shtoi gjithashtu se Hewitt e do dhe e kupton natyrën e tij publike, dhe se kishin biseduar për këtë para se të bëheshin çift zyrtar. Ai zbuloi se Hewitt nuk kishte dëshirë të njoftonte shtatzëninë në korrik, por ata nuk kishin zgjedhje dhe e shtynë sa më shumë mundën.

Çifti e bëri publik romancën e tyre në mars.