PARIS, FRANCE - APRIL 11: Andrew Garfield and Emma Stone attend 'The Amazing Spider-Man 2' Paris Premiere at Le Grand Rex on April 11, 2014 in Paris, France. (Photo by Foc Kan/FilmMagic) Getty Images

Edhe pse lidhja mes Emma Stone dhe Andrew Garfield është mbyllur prej vitesh, aktorja ende e kujton me ngrohtësi atë periudhë të jetës së saj.

Në një intervistë të fundit për Vogue në rubrikën “Life in Looks”, fituesja e Oscar-it ndaloi tek një fustan i verdhë i Versace nga premierë e filmit The Amazing Spider-Man 2 në Londër në 2014, një pamje ikonike që e riktheu tek koha nostalgjike e karrierës së saj.

Stone interpretoi Gwen Stacy në The Amazing Spider-Man në 2011, ku takohet me Garfield si Peter Parker. Çifti nisi lidhjen dhe qëndruan së bashku për katër vite para se të ndaheshin. Tani, duke reflektuar, Stone foli me ngrohtësi për bashkëpunimin që formoi fillimet e karrierës së saj.

“Unë e doja shumë Spider-Man,” tha ajo. “Më pëlqeu çdo njeri me të cilin punova. Takova Andrew-in atje, takova Sally Field, dhe Marc Webb ishte i mrekullueshëm. Ishte një kohë vërtet speciale në jetën time.”

Ajo shtoi se ajo që i mbetet më shumë në mendje nuk është madhështia e filmave blockbuster, por ekipi që i dha jetë gjithë këtij projekti. “Temë e përsëritur është njerëzit, më shumë sesa filmi vetë, [që më ka ngelur në mendje]. Dhe kështu kam vetëm kujtime të ngrohta nga e gjithë kjo eksperiencë.”

Megjithatë, jo gjithçka ishte e lehtë. Stone, tani 36 vjeçe, pranoi se turneu global i promovimeve, nëntë vende në dy javë, e la “në një gjendje lodhjeje nga udhëtimet ajrore si kurrë më parë.”

“Ndihesha vërtet psikotike gjithë kohën,” tha ajo me shaka.

Edhe Garfield ka folur me të njëjtën ngrohtësi për kohën që kaluan bashkë, duke e përshkruar për Variety si “vetëm të bukur.” Madje edhe marrëdhënia pas ndarjes ka mbetur e mirë, me aktorin që zbuloi se të dy janë ende në kontakt.

Stone është martuar me regjisorin Dave McCary që nga 2020, dhe të dy mirëpritën një vajzë në 2021. Ndërkohë, Garfield, 41 vjeç, aktualisht po takohet me aktoren Monica Barbaro, 35 vjeç, e njohur nga seriali A Complete Unknown.