Gjesti dhe Egli janë dy prej emrave më të përfolur që dolën nga edicioni i katërt i “Big Brother VIP”. Marrëdhënia e tyre, e lindur brenda shtëpisë së famshme, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike.
Së fundmi, një postim i Eglit në rrjetet sociale ka rikthyer diskutimet rreth çiftit. Në një InstaStory të publikuar, ajo shfaqet duke qeshur, ndërsa dora e një personi tjetër me një byzylyk të njohur bie në sy. Ky aksesor është parë më parë tek Gjesti, duke ngjallur dyshime se dyshja mund të jetë bashkë.
Ky detaj, ndonëse i vogël, ka mjaftuar për të ndezur sërish komentet dhe spekulimet mbi statusin e marrëdhënies së tyre.