Chris Martin nuk ka plane të heqë 'kiss cam' nga koncertet e Coldplay, edhe pas momentit viral kur u kap ish-CEO i Astronomer, Andy Byron, me ish-shefen e HR-së së kompanisë, Kristin Cabot.

“E kemi përdorur [Jumbotron-in] për një kohë të gjatë, dhe vetëm së fundmi ka marrë një tjetër kuptim… po,” tha ai në Hull, Angli, të hënën, sipas HullLive.

“Jeta të hedh limonë dhe duhet të bësh limonadë. Kështu që do ta vazhdojmë, sepse do të takohemi me disa prej jush,” shtoi ai.

Martin gjithashtu lexoi disa pankarta, duke përfshirë një nga një fans që kishte ndjekur koncertin “tre herë në tre muaj.”

“Ishe në atë koncertin e Bostonit,” tha këngëtari i hitit Fix You.