Një zjarr është regjistruar pak para orës 11:00 në Terminalin 1 të Aeroportit Malpensa në Milano. Zjarri ishte i qëllimshëm pasi një burri i vuri flakën sportelit të biletave. Zjarri shkaktori panik ndërsa autoritetet nxituan në vendngjarje.
Zjarri u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve të aeroportit. Sipas informacionit, autori i krimit nuk ka pasur përfshirje të mëparshme në incidente apo ngjarje kriminale. Ai akuzohet për dëmtim të rëndë të pronës.
Zona u rrethua menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa, siç u njoftua nga departamenti i zjarrfikësve, prania e tymit bëri të nevojshme evakuimin e përkohshëm të terminalit për arsye paraprake. Zona u pastrua më pas dhe siguria u rivendos, duke rezultuar në vazhdimin e funksionimit të aeroportit pa probleme serioze për fluturimet.
Malpensa, un uomo incendia un cestino e distrugge l'area check-in ? https://t.co/dHkG8bFPvo pic.twitter.com/DAYNj1mL32
— Tg La7 (@TgLa7) August 20, 2025