(Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)

Edhe pse askush nuk e kishte parashikuar romancën e tyre, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë kthyer në një nga çiftet më të dashur të Hollywood-it. Kështu që, sa herë shfaqet ndonjë shenjë për “stuhi në parajsë”, fansat natyrshëm futen në panik. Por, falë informacioneve të reja që vijnë nga Hungaria, duket se çifti vazhdon të jetë bashkë.

Së fundmi, Jenner dhe Chalamet, të cilët kanë qenë në qendër të spekulimeve për ndarje gjatë javëve të fundit, u shfaqën krah për krah në kafenenë Budapest Baristas, ku stafi ndau një selfie plot buzëqeshje me të ftuarit e papritur. Jenner kishte veshur një kanotierë të zezë elegante, ndërsa Chalamet kishte vendosur një T-shirt dhe një kapele për foto.

Edhe pse pamja e tij ishte një zgjedhje e çuditshme, aktori e ka mbajtur këtë stil prej muajsh. Vetëm muajin e kaluar në St. Tropez, Chalamet ishte fshehur nën një bandanë dhe një kapele, teksa ecte dorë për dore me Jenner. Stili i tij 'incognito' besohet gjerësisht se fsheh një qethje shumë të shkurtër, pjesë e përgatitjeve të tij për rolin në filmin 'Dune: Messiah'.

Fansat nxituan ta shpallnin këtë paraqitje si një kundërpërgjigje të qartë ndaj thashethemeve për ndarje. Sipas 'People', mungesa e çiftit në publik ka qenë thjesht pasojë e orareve të ngarkuara. Ndërsa Chalamet është i zënë me xhirimet në Budapest, Jenner ndodhet në Kaliforni.

“Edhe pse Kylie ka një avion privat, fluturimi zgjat përsëri 12 orë,” – shpjegoi një burim për median. – “Ajo është nënë dhe punon gjithashtu. Ka shumë përgjegjësi në Los Angeles. Orari i Timothée është i lodhshëm, me shumë pak kohë të lirë.”

“Ata flasin pothuajse çdo ditë në FaceTime,” – shtoi burimi. – “U mungon njëri-tjetri… [por] janë mësuar me këtë lloj ritmi.”

Kylie Jenner, themeluese e Kylie Cosmetics, është nënë e dy fëmijëve: Stormi, 7 vjeçe, dhe Aire, 3 vjeç, të cilët i ka me ish-partnerin Travis Scott, me të cilin u nda në vitin 2022. Vetëm një vit më vonë, ajo dhe Chalamet u bënë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it.

Edhe pse romanca e tyre e furishme u bë serioze mjaft shpejt, ata kanë zgjedhur një profil të ulët publik. Vetëm në maj të këtij viti bënë debutimin e parë në tapetin e kuq, në një event në Romë, duke i dhënë fund zërave për ndarje dhe duke treguar se lidhja e tyre vazhdon të lulëzojë.