Nuk ka verë pa bikini. Çfarëdo destinacioni të zgjedhësh, ai mbetet simboli absolut i stinës së nxehtë. Por këtë vit, bikini nuk mjaftohet më thjesht si aleat i plazhit: ai kthehet në protagonist të veshjeve verore, i kombinuar me pareo, xhinse, këmisha oversize dhe aksesorë bold.

Dhe në verën 2025 e bën këtë… në version double. Sepse swimwear-i “double”, me efektin e dyfishtë të mbivendosjes, është zyrtarisht modeli më cool i sezonit. Një trend në momentin e tij të artë, që ka pushtuar ikonat ndërkombëtare të stilit, duke e kthyer një veshje esenciale në një statement.

E para që e veshi? Dua Lipa. Kush tjetër më mirë se popstar-i shqiptar, që shpesh bën shaka me stilin e saj “eterna në pushime”, siç tha edhe gjatë monologut në Saturday Night Live. Në Instagram ajo publikoi një foto me bikini double në ngjyrë kafe dhe blu, ku dy nuancat krijonin kontrast të fortë.

Pas saj, edhe Tyla, që tashmë është një emër i madh jo vetëm në muzikë, por edhe në modë e veshi këtë model, duke konfirmuar statusin e saj si ikonë edhe në swimwear.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tyla (@tyla)

Por nuk janë vetëm yjet që e përcaktojnë ritmin: edhe brandet e modës po e përqafojnë trendin. Calzedonia ka prezantuar një bikini double me dizajn të rafinuar, ku mbivendosja luan me volumin dhe gjeometrinë. Rezultati? Një veshje që bashkon feminitetin me modernitetin, ideale për këdo që do të dallojë në plazh. Qoftë me kontrast ngjyrash apo me detaje cut-out të dyfishta, një gjë është e sigurt: bikini double është obsesioni i ri i verës dhe një mënyrë për të rikuperuar swimwear-in si territor ku personaliteti dhe stili takohen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Calzedonia Official (@calzedonia)