Në një intervistë të dhënë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Neda Balluku ka rrëfyer detaje nga eksperienca e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ruan me ish-banorët dhe planet personale për të ardhmen.

Mes të tjerash, nuk ka ngurruar të flasë për planet e saj estetike:

“Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. Jo buzë e mollëza, sepse mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrën shqiptarëve. Çdo lloj ndryshimi nuk bën asnjë diferencë. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam.”

Ajo shpjegon arsyet personale pas ndërhyrjes:

“Për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë dhe sigurisht e ndien këtë tek gjoksi. Vitin e ardhshëm, për 35-vjetorin tim, do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes. Por të jemi mirë deri atëherë.”

Në lidhje me pasiguritë që ndonjëherë ka për pamjen e saj, këngëtarja thekson se nuk i diskuton shpesh me partnerin:

“Kryesisht jo. Nuk jam unë rehat që të thoja këtë pjesë, sepse përgjigjja është gjithmonë: ‘je shumë mirë, ke bërë tre fëmijë’. Por nuk është arsye kjo që të thuash se kam bërë tre fëmijë, se unë mbetem Neda.”