Policia arrestoi vajzën e këngëtares së njohur, Eli Fara, gjatë ditës së enjte. Report Tv mëson Roxhensa Kapurani, 39 vjeçare, e cila njihet me emrin Marina Fara, u arrestua në Vorë.

Sipas një njoftimi të policisë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e komisariatit të policisë së Vorës i gjetën një sasi kokaine. Ajo u kap me 3 gramë kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.