Një humbje e rëndë ka tronditur familjen e reperit shqiptar Marin. Artist i njohur ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

Në një postim prekës, Marin shpreh tronditjen e tij dhe partneres Alba, duke treguar se lajmi i ardhjes në jetë të vogëlushit që duhej të ishte i gëzueshëm, fatkeqësisht mori një kthesë të dhimbshme për familjen.

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan reperi, duke ndarë pikëllimin e madh që po përjetojnë. Ai thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira, por po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria dhe përkrahja e familjarëve e miqve.

Marin dhe Alba janë prindër të tri vajzave: Milana, Melody dhe Marina. Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shpreh besimin se një ditë do ta takojnë përsëri engjëllin e tyre në parajsë.

“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.”

Ngushëllime të sinqerta për familjen e Marin dhe Albës në këtë periudhë të dhimbshme.