Sophie Turner pranoi hapur se është një “ghost-er e madhe” kur bëhet fjalë për takimet në jetën reale.

“Është diçka që unë e bëj gjatë gjithë kohës,” tha aktorja në një video të publikuar nga BuzzFeed më 21 gusht. “Nuk jam krenare për këtë, por më pëlqen shumë ta bëj. Nuk i përgjigjem mesazheve dhe kjo më jep një ndjesi fuqie. E di që duhet ta punoj këtë në terapi,” shtoi ajo me humor.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Sophie që së fundmi është përfolur për një lidhje me aristokratin britanik Peregrine Pearson nuk e shijon skenën e takimeve. Përkundrazi, ajo di saktësisht ku ta çojë dikë për një natë perfekte në Londër:

“Do të të çoja te një restorant fantastik në Covent Garden që quhet Maggiore. Është shumë romantik, me lule të varura në tavan,” tregoi ajo. “Pastaj karaoke te Moyagi në Soho, disa pije te The Devonshire dhe më pas… në shtëpinë time,” shtoi 29-vjeçarja me një të qeshur e një shkelje syri.

Por Sophie nuk e lejon askënd t’ia prishë qejfin. Kohët e fundit, ajo iu përgjigj një kritiku që e akuzoi se ka “harruar që ka dy fëmijë” pasi u pa në një koncert të Oasis me miqtë.

“Ah, më vjen keq, ndonjëherë harroj që disa njerëz nuk mendojnë dot vetë,” shkroi ajo me ironi në Instagram. “Ka një gjë të çmendur që quhet kujdestari e përbashkët. Ndoshta, thjesht ndoshta, atë ditë ishin me babain e tyre.”

Turner, që ka dy vajza, Willën, 5 vjeçe, dhe Delphine, 3 vjeçe, me ish-bashkëshortin Joe Jonas, po mban marrëdhënie të shëndetshme bashkëprindërimi me këngëtarin e Jonas Brothers.

“Si vajza të vogla, ajo që dua është të shohin gra të forta si modele,” tha Joe gjatë një paraqitjeje në turneun On Purpose Live të Jay Shetty në maj. “Të kenë një nënë të jashtëzakonshme si Sophie është si një ëndërr e bërë realitet.”