Xhinset janë një prej atyre veshjeve që nuk dalin kurrë nga moda.
Nga përditshmëria e thjeshtë, te daljet elegante, ato kanë marrë formë, prerje e ngjyra të pafundme, duke u përshtatur me çdo trup dhe stil. Nëse dikur ishin vetëm një simbol i prakticitetit, sot xhinset janë kthyer në një ikonë të modës që shpreh personalitet. Por, mes kaq shumë alternativave, cilat janë modelet më të kërkuara këtë sezon?
Në vijim po ju prezantojmë 8 lloje xhinsesh që çdo garderobë moderne duhet të ketë.
1. Straight-Leg Jeans
Klasike, të thjeshta dhe gjithmonë elegante. Janë modeli që nuk zhgënjen kurrë, sepse kombinohen lehtësisht me atlete për ditët e zakonshme ose me taka për një pamje më të sofistikuar.
2. Mom Jeans
Me bel të lartë dhe prerje të lirshme, këto xhinse janë kthyer fuqishëm si trend i viteve ’90. Përveç komoditetit, ato japin një pamje “cool” dhe retro.
3. Wide-Leg Jeans
E gjera nga pjesa e kofshëve deri poshtë, ky model është ideal për verë dhe vjeshtë, duke i dhënë trupit frymëmarrje dhe stil bohemian.
4. Skinny Jeans
Edhe pse kanë humbur pak nga popullariteti, skinny jeans mbeten klasikë. Të përsosur për kombinime me këmisha oversize ose pulovra të gjata.
5. Flare Jeans
Një rikthim i viteve ’70, me këmbë të gjera poshtë. Jepin iluzionin e këmbëve më të gjata dhe krijojnë një siluetë shumë femërore.
6. Cargo Jeans
Praktike dhe të guximshme, me xhepa anësorë dhe detaje funksionale. Një përzierje mes casual dhe street style.
7. Distressed Jeans
Me grisje apo efekte të përdorura, janë zgjedhja perfekte për ata që duan të shtojnë pak rebelim në stilin e tyre.
8. Patchwork Jeans
Eksperimentale dhe artistike, këto xhinse kombinojnë copa të ndryshme materiali për një pamje unike dhe plot karakter.