Nëse keni parë ndonjëherë TikTok-un e modës, me siguri ke vënë re trendin e pantallonave shumë të gjata, që shpesh fshihen pas këpucëve e prekin dyshemenë, të kombinuara me bluza shumë të shkurtra dhe të ngushta të njohura si trendi “slutty top”. Ky stil është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar, falë influencerëve të modës që kanë risjellë në vëmendje “rregullin e të tretave” ose “raportin e artë”.

Ky koncept, i huazuar nga fotografia për të krijuar kompozime vizualisht tërheqëse, aplikohet këtu duke e ndarë trupin në tre pjesë: dy për pjesën e poshtme (pantallonat) dhe një për pjesën e sipërme (bluza). Kjo përbërje jo vetëm që i përshtatet mirë siluetës, por gjithashtu është estetikisht e këndshme dhe harmonike.