Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë nga jeta pasditën e sotme. Mësohet se Zheji është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit. Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media. Ndërkohë që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.