Harry Styles dhe Zoë Kravitz ndezin internetin gjatë verës së këtij viti, duke sfiduar ata që thonë se sezoni ka marrë fund. Një video ku ata ecin dorë për dore në rrugët e Romës ka ndezur rrjetet sociale: disa ëndërrojnë për një çift të ri nga red carpet-i, ndërsa të tjerë mendojnë se është thjesht një shëtitje e pafajshme mes dy miqsh të famshëm.
Harry, tashmë i njohur me qytetin, është parë duke bërë vrape, shopping në tregje dhe dyqane, biseda me vendasit dhe përpjekje për t’u përzier mes turmës gjatë Konklavit. Madje, ai pati edhe një “fail” të ëmbël duke ndihmuar një fans të parkojë makinën e saj. Roma duket se është bërë habitat i tij.
Nëse tashmë Harry nuk kalonte pa u vënë re, imagjinoni efekti kur pranë tij shfaqet Catwoman në person. Disa flasin për flirt, të tjerë për një miqësi të gjatë. Por ecja dorë për dore mund të ketë kuptime të ndryshme: bashkëpunim, mbështetje, ose thjesht guidë në një qytet që Harry e njeh mirë.
@grapejuicerry02 Harry Styles and Zoë Kravitz spotted in Rome today, ruining everyone's solo travel vibes - August 24, 2025 #harrystyles #zoekravitz #harrystylesupdates #harries #fyp ? oryginalny d?wi?k – laura ? - laura ?
Në frontin romantik, të dy aktualisht janë single. Marrëdhënia e fundit e rëndësishme e Styles ishte me aktoren Taylor Russell, e cila përfundoi vitin e kaluar. Ka edhe ata që vunë re ngjashmëri mes ish-partneres dhe kësaj të fundit, pasi të dyja bëjnë të njëjtin profesion.
Zoë, pas martesës me Karl Glusman dhe një lidhjeje trevjeçare me Channing Tatum (e cila përfundoi pa fejesë), së fundmi ishte përfolur për Austin Butler, kolegun e saj në filmin Caught Stealing. Por për sa i përket një lidhjeje me Harry, do të duhet të presim dhe të bëjmë scrolling për t’u siguruar.
Misteri i vërtetë, sipas komentuesve, mbetet: si mundet Harry të shëtisë në Romë në mes të ditës e në gusht duke veshur xhaketë? Ndoshta për të fshehur tatuazhet e tij ikonike dhe për të qenë më pak i njohur? S’mund ta fshehësh dot – fansat e tij të devotshëm do ta njohin kudo, edhe me maskë.