Nëse menduat se do të prisnit muaj të tërë për ta parë Arbana Osmanin përsëri në ekran, gabuat. Moderatorja ka zbuluar një surprizë që na gjen të gjithë gati për të ndezur televizorët: sezoni i dytë i “Mirembrëma Yje” po vjen më shpejt se sa kemi imagjinuar dhe jo, nuk do të kthehet në Top Channel.
Ky sezon është një rifreskim i të gjithë konceptit. Arbana ka folur për një “shtëpi të re”, ku çdo episod do të mbajë frymën e ngrohtë të bisedave të thella, histori që lënë gjurmë dhe momente të papritura që na bëjnë të qeshim dhe të emocionohemi njëkohësisht. Të ftuarit? Më të shumtë, më të larmishëm.
“A jeni gati?
Sezoni i dytë i “Mirëmbrëma yje” nis së shpejti në një shtëpi të re, me më shumë të ftuar, me më shumë të papritura…
Klikoni “Subscribe” në kanalin tim në Youtube për të mos humbur programin që bën bashkë yjet, ashtu siç nuk i keni parë kurrë më parë.
Sa qejf që do shihemi sërish, më shpesh dhe më gjatë."-shkruan ajo në rrjetet sociale.
View this post on Instagram