Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peqin. Mësohet se një makinë tip Golf është përplasur rreth orës 02:00 në zonën e quajtur 'Ura e Teqes'. 

Nga aksidenti i rëndë, kanë humbur jetën dy të rinj, të moshës 24-vjeçare. Viktimat, banues në Peqin janë identifikuar si Gabriel Lluca dhe Denis Korbi. Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është. 

Njoftimi i Policisë: 

Peqin/Informacion paraprak Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Ura e Teqes", Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.