Në zemër të Detit të Kuq, Shebara ka hapur dyert për mysafirët me një koncept unik mikpritjeje: 73 vila luksoze, prej të cilave 38 janë sfera mbi ujë me përfundim pasqyre dhe 35 ndodhen përgjatë vijës së plazhit. Projektuar nga Killa Design, studioja që solli edhe “Museum of the Future” në Dubai, këto struktura duket sikur dalin nga një film fantastiko-shkencor.

Vilave sferike u është dhënë një pamje pasqyre, duke krijuar iluzionin se ato treten në horizontin blu. Floating boardwalks lidhin secilën suitë, duke ofruar një përvojë të rrallë në perëndim, kur ngjyrat e arta shndërrojnë ujin në pasqyrë të gjallë.

Shebara funksionon me një fermë diellore të dedikuar. Kjo do të thotë se çdo not në agim apo darkë në orët blu nuk mbart zhurmën e motorëve, por vetëm heshtjen dhe tingujt natyralë të detit. Resorti mishëron luksin e qëndrueshëm, duke ofruar rehati pa komprometuar mjedisin.

Mysafirët mund të mbërrijnë me varkë ose hidroavion dhe vetë ulja është një spektakël më vete. Nga ajri, sfere futuristike shkëlqejnë mbi ujë si yje të ulur në sipërfaqen e detit.

Në Shebara, dita rrëshqet pa u ndjerë: notet mbi koralet e gjalla, shëtitjet mbi urat lundruese dhe perëndimet e ngadalshme krijojnë një ndjesi se koha është zhdukur. Është një destinacion ku arkitektura, natyra dhe qëndrueshmëria bashkohen në një përvojë të paharrueshme.