Në një ditë të veçantë për jetën e vajzës së tyre, Ajka, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë treguar se, pavarësisht ndarjes së bujshme, ata janë të angazhuar për të siguruar një fëmijëri të lumtur dhe të qëndrueshme për fëmijët e tyre.

Në vitin 2024, pas një periudhe të gjatë spekulimesh, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj konfirmuan ndarjen e tyre. Xhensila, e ftuar në emisionin “Mirëmëbrëma Yje” me Arbana Osmanin, shpjegoi se marrëdhënia kishte vite që ishte në krizë dhe se vendimi për t’u ndarë erdhi për të siguruar një të ardhme të qetë për fëmijët e tyre. Ajo theksoi se dëshironte që fëmijët të rriteshin në një ambient pa tensione.

Në këtëfillim shtatori, Ajka, vajza e çiftit, nisi vitin e saj të parë shkollor. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Besi dhe Xhensila ndanë foto të veçanta në rrjetet e tyre sociale. Xhensila postoi një foto me Ajkën, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë e saj për vajzën e saj. Nga ana tjetër, Besi ndau një foto ku ai dhe prindërit e tij shoqëronin Ajkën në ditën e saj të parë në shkollë.

Pavarësisht ndarjes, Besi dhe Xhensila kanë treguar se janë të angazhuar për të ofruar një mjedis të shëndetshëm dhe mbështetës për fëmijët e tyre.

Ata kanë arritur të kalojnë dallimet e tyre personale dhe të vendosin interesat e fëmijëve mbi gjithçka tjetër.