Princ Harry ka zgjedhur humorin për të folur mbi marrëdhëniet e ndërlikuara mes vëllezërve një temë që lidhet drejtpërdrejt me përplasjen e tij të gjatë me Princin William.
Gjatë një daljeje në Mbretërinë e Bashkuar, përpara ceremonisë së çmimeve WellChild Awards 2025, Harry u takua me fituesin 17-vjeçar, Declan Bitmead, i cili i tha se kishte një vëlla më të vogël.
“Ta heq trurin, apo jo?” – ia ktheu me humor Duka i Sussex-it, duke lënë të nënkuptohet se vëllezërit mund të jenë “sfidues”.
Kur më vonë mësoi se dy vëllezërit shkonin në të njëjtën shkollë, Harry shtoi:
“Epo, kjo ndonjëherë e bën edhe më të vështirë.”
Harry është patron i fondacionit WellChild që prej vitit 2007, por marrëdhënia e tij me vëllain, William, ka qenë prej kohësh e tensionuar. Në librin autobiografik Spare (2023), ai rrëfeu se William dikur i kishte thënë të silleshin sikur nuk e njihnin njëri-tjetrin gjatë kohës kur frekuentonin të njëjtën shkollë elitare, Eton College.
“Kjo më lëndoi shumë,” kujtoi Harry, duke shtuar se e kishte marrë shumë personalisht.
Megjithatë, shpresat për një ribashkim mes dy vëllezërve duket se janë zhdukur sërish. Kensington Palace bëri të ditur se William, 43 vjeç, ka një kalendar të mbushur me angazhime zyrtare gjatë ditëve kur Harry ndodhet në Londër, duke mbyllur kështu çdo mundësi për një takim mes tyre.
Harry, 40 vjeç, ka udhëtuar pa bashkëshorten Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre, Archie (6) dhe Lilibet (4). Përveç pjesëmarrjes në WellChild Awards, ai do të vizitojë edhe Community Recording Studio në Nottingham, ku pritet të shpallë një donacion të rëndësishëm për organizatën Children in Need, e cila mbështet punën kundër dhunës ndaj të rinjve.