Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit të saj. Ajo zbuloi se shtatzënia e tij nuk ishte e zakonshme, por e realizuar përmes procesit IVF (fertilizimi in vitro).
Emina theksoi se nuk kishte pasur asnjë vështirësi për të sjellë në jetë dy vajzat e saj, por për fëmijën e tretë kishte një dëshirë të veçantë: të ishte djalë. Edhe bashkëshorti i saj ndante të njëjtin mendim, megjithëse në fillim kishte hezituar.
“E ndjeva që edhe e treta do të ishte vajzë dhe i thashë burrit të bëjmë IVF për të zgjedhur gjininë. Ai në fillim tha: ‘Nuk e di…’, por një natë vendosi: ‘Do ta provojmë’. Ia lamë në dorë Zotit nëse ishte e shkruar, do të ndodhte,” – tregoi Emina.
View this post on Instagram
Procesi i IVF, sipas saj, nuk ishte i lehtë. Injektimet e shumta dhe trajtimet e lodhshme e bënë të ndihej e tensionuar dhe e lodhur shpirtërisht. Megjithatë, përfundimi ishte i suksesshëm. Nga pesë embrionët e krijuar, tre ishin djem dhe dy vajza, por vetëm një prej tyre rezultoi i shëndetshëm: djali i shumëpritur.
“Ka qenë shumë e vështirë, sidomos me gjilpërat, të cilat nuk i duroja dot. U bëra nervoze, por në fund ia dolëm. Nga pesë embrionë, vetëm një ishte i shëndetshëm dhe ai ishte djali ynë,” – u shpreh ajo me emocion.
Sot, Emina dhe familja e saj gëzojnë ardhjen në jetë të djalit të tretë, një rrugëtim që ajo e quan të vështirë, por të bekuar.