Është folur shumë, është pritur edhe më shumë. Tani është zyrtare: Egli Tako, ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4, rikthehet në ekran. Dhe këtë herë jo si konkurrente, por në një rol krejt të ri, më sfidues.
Bukuroshja do të jetë fytyra e re e rubrikës më të ëmbël të sezonit në “E Diell” në Top Channel. Quhet “Yes Day” dhe është një lojë ku për herë të parë, pushteti kalon tek më të vegjlit: fëmijët vendosin, prindërit zbatojnë. Rezultati? Skena plot humor, argëtim dhe ato emocione të papërshkrueshme që vetëm familja mund t’i dhurojë.
Dhe nuk mbaron këtu: familja fituese do të shpërblehet me një udhëtim magjik në Disneyland, një ëndërr e bërë realitet për prindërit po aq sa për fëmijët. Aplikimet, siç njofton televizioni, janë tashmë të hapura në faqen zyrtare të Top Channel.
Por pyetja që qarkullon në redaksitë mediatike është tjetër: a do të jetë Egli vetëm tek “Yes Day” apo edhe në rubrikat e tjera të “E Diell”? Zërat thonë se një përballje e shumëpërfolur mes saj dhe Xhenetës në “Trotuari” është më afër se kurrë.
View this post on Instagram