Aktori britanik Callum Turner, 35 vjeç, dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, 30 vjeçe, po jetojnë një romancë që duket e destinuar të zgjasë përgjithmonë.
Në një intervistë për Etalk, kur u pyet për planet e tij me këngëtaren e hitit “New Rules”, Turner u përgjigj thjesht:
“Të jemi bashkë, përgjithmonë.”
Intervistuesi shtoi se “kjo është gjithçka që duhet të dimë”, ndërsa aktori i serialit Masters of the Air miratoi: “Ashtu është.”
Çifti u shfaq së fundmi dorë për dore në Met Gala 2025 në New York, më 5 maj, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre të fortë.
Lidhja e tyre u bë publike në janar 2024, ndërsa spekulimet për fejesën nisën në dhjetor të atij viti, kur Dua publikoi foto me një unazë diamanti. Konfirmimi erdhi vetëm në qershor, gjatë një interviste për British Vogue, ku Lipa tha me entuziazëm:
“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese. Ky vendim për të u plakur bashkë, për të parë jetën dorë për dore dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë e veçantë.”
Në një rrëfim për Harper’s BAZAAR, Dua Lipa foli hapur për emocionet e saj:
“Unë e dua dashurinë. Është një gjë e bukur, frymëzuese. E gjej veten duke rënë thellë çdo herë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është e frikshme të jesh kaq vulnerabël, por ndihem me fat që e ndjej këtë.”
Këngëtarja pranoi se ka kaluar periudha ku ka qenë më e rezervuar, por tani ka zgjedhur ta jetojë dashurinë pa frikë:
“Nëse është e shkruar të lëndohem, atëherë kështu do të ndodhë. Duhet ta lejoj dashurinë.”
Edhe pse të dashuruar kokë e këmbë, burime pranë çiftit kanë treguar për PEOPLE se ata nuk janë në nxitim për të kurorëzuar lidhjen me martesë:
“Ata janë ende në fazën e festimit të fejesës. Martesa është në planet e tyre, por për momentin po shijojnë këtë periudhë.”