Oriola Marashi, një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e njohur për suksesin e saj në industrinë e modës, po hap një kapitull të ri në karrierën e saj artistike.
Modelja dhe influencuesja ka njoftuar në rrjetet sociale se për herë të parë do të rrëfejë historinë e saj përmes muzikës. “Për vite me radhë kam rrëfyer histori përmes modës, dritave dhe kamerave, por tani, për herë të parë, mund të rrëfej historinë time përmes muzikës. Si modele, kam mësuar si të shprehem pa fjalë, por muzika më dha kurajë të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe mezi pres ta ndaj me ju,” shkruan Oriola.
Kënga e saj e parë, e titulluar “Papi Calma”, do të publikohet më 12 shtator në orën 21:11, duke premtuar një tjetër dimension të talentit të saj dhe një eksperiencë të re për fansat e saj.
View this post on Instagram