Pas lajmit për martesën e Genar Topallit, djalit të deputetes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, me modelen dhe moderatoren sportive Cindy Marina, rrjetet sociale janë mbushur me pamje dhe video nga ceremonia, e cila u zhvillua në Itali.
Dasma u organizua në një nga ambientet e Vatikanit, duke mbetur deri tani një event mjaft i rezervuar për publikun. Megjithatë, pamjet e fundit kanë zbuluar disa nga momentet më të bukura, përfshirë vallëzimin e çiftit dhe emocionet e familjarëve të afërt.
View this post on Instagram
Nusja, Cindy Marina, është e njohur për publikun shqiptar jo vetëm si Miss Universe Albania 2019, por edhe për karrierën e saj si volejbolliste dhe më pas si moderatore sportive. Ajo ka një profil të spikatur në media dhe rrjete sociale, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve me stilin e saj të veçantë.
Vetëm pak muaj më parë, Cindy organizoi një festë beqarie në SHBA, e cila gjithashtu u bë lajm në mediat shqiptare dhe u komentua gjerësisht në rrjet.