Vdekja tragjike e Charlie Kirk në Orem, Utah, ka tronditur opinionin publik amerikan, por jo më shumë se mënyra se si bashkëshortja e tij, Erika Kirk, zgjodhi të ndajë dhimbjen. Në një postim emocional në Instagram, Erika publikoi një seri fotosh familjare, të ndjekura nga një video intime ku shihet duke u përkulur mbi arkivolin e burrit të saj, duke i prekur dhe puthur duart.

Pamjet, të cilat kanë marrë mbi 5 milionë pëlqime, ndezën një stuhi reagimesh në rrjetet sociale. Për disa, gjesti i Erikës ishte prekës dhe i sinqertë, një dëshmi e dashurisë dhe dhimbjes së pastër. Për të tjerë, ishte një veprim i tepruar dhe i panevojshëm për t’u ndarë me publikun.

Përveç videos, polemika ndezi edhe fjalimi i gjatë i Erikës. Ajo e quajti botën “të ligë”, duke paralajmëruar se vdekja e të shoqit vetëm sa i ka dhënë më shumë forcë misionit të tij. Nga shumë njerëz fjalët e saj u komentuan si të çuditshme, të mbushura me dramatikë të tepruar dhe se gjestikulacioni i saj ishte si i një aktoreje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)


Çifti, i martuar në vitin 2021, kishte ndërtuar një imazh familjar të lumtur, duke ndarë rregullisht momente nga jeta e tyre me dy fëmijët e vegjël. Pikërisht ky ekspozim i vazhdueshëm në rrjete sociale e bën më të ndërlikuar perceptimin e publikut: ku mbaron dhimbja private dhe ku fillon performanca publike