Meghan Markle festoi 41-vjetorin e Princ Harry-t me një dedikim romantik dhe paksa 'funny' në rrjetet sociale.
Duka e Sussex publikoi të hënën një foto të vjetër të bashkëshortit të saj në Instagram, duke shkruar: “Oh hi, birthday boy.”
View this post on Instagram
Në foto, Harry shfaqej me uniformën e tij si pilot ushtarak, duke parë drejt në kamera.
Ky nuk është hera e parë që Meghan ndan momente të veçanta me ndjekësit. Që prej hapjes së llogarisë së saj në janar, ish-aktorja 44-vjeçare ka postuar vazhdimisht dedikime për Harry-n, duke ofruar një vështrim intim mbi marrëdhënien e tyre.
Në qershor, ajo e cilësoi Harry-n si “babin më të mirë” për Ditën e Babait, ndërsa në Shën Valentin publikoi një foto ku shkëmbenin puthje.
Në një tjetër dedikim të muajit shkurt, Meghan shkroi me humor: “Dashuria ime, do të ha burgerë & patate të skuqura dhe fish & chips me ty përgjithmonë. Faleminderit që je ti.”
Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me familjen mbretërore që nga largimi nga detyrat zyrtare në vitin 2020, Harry kohët e fundit u ribashkua me Mbretin Charles III për një takim privat pas më shumë se një viti shkëputjeje.
Pas takimit, Harry u kthye pranë Meghan-it dhe dy fëmijëve të tyre Princ Archie, 6 vjeç, dhe Princeshë Lilibet, 4 vjeçe në Montecito, Kaliforni. Meghan e shprehu entuziazmin për rikthimin e tij me një tjetër postim, duke shkruar në Instagram Story: “Kur i dashuri yt është kthyer në qytet,” krahas një fotoje me dy gota verë.
Çifti, që janë martuar që prej vitit 2018, vijojnë të jenë një nga dyshet më të komentuara dhe më të ndjekura globalisht.