Teksa dasma e Cindyt dhe Genar Topallit ka qenë kryefjalë e mediave, një tjetër dasmë është realizuar në privatësi totale në showbizin shqiptar.
Besa Kokëdhima, ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj personale, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime dhe elegante. Më 14 shtator, Besa dhe partneri i saj Tedi, portreti i të cilit ende nuk është zbuluar për publikun, kurorëzuan dashurinë e tyre në një atmosferë të ngrohtë familjare, larg vëmendjes mediatike.
Sipas mediave, dasma u organizua me kujdes të veçantë dhe elegancë, ndërsa të ftuarve iu kërkua që të mos ndanin foto apo video në rrjetet sociale.
Vetë Besa ka dhënë disa sinjale për këtë hap të rëndësishëm nëpërmjet postimeve të saj simbolike në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto me unazat e martesës.
View this post on Instagram
Urime çiftit të ri, Besa dhe Tedi!