Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, orët e fundit është kthyer në “telenovelën” më të komentuar të rrjeteve sociale

Moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, u bë pjesë e një drame në rrjet, pas një videoje të saj që u bë virale në TikTok. Komentet e ndjekësve aluduan për xhelozi, madje disa e krahasuan drejtpërdrejt me dasmën luksoze të çiftit të sapomartuar.

Reagimi i Muratit nuk vonoi. Në një koment të fortë, ajo shkroi:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Ky reagim ndezi edhe më shumë polemikat, duke u bërë lajm në portale dhe temë diskutimi kudo.

Por historia nuk mbaroi këtu. Menjëherë pas bujës, Eva Murati dha një tjetër deklaratë, ekskluzivisht për “Live From Tirana”, ku u përpoq të shpjegonte se gjithçka kishte qenë një keqkuptim:

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme… Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”