Aktori i njohur amerikan Stephen Baldwin, 59 vjeç, ka thyer heshtjen dhe ka folur si rrallëherë për vajzën e tij, supermodelen dhe sipërmarrësen Hailey Bieber, e cila prej disa vitesh ka ndërtuar një perandori të suksesshme me markën e saj të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën, Rhode.
I ftuar në podcastin e Tori Spelling, “MisSPELLING”, Baldwin u shpreh i mahnitur nga mënyra se si e bija 28-vjeçare ka arritur të ndërtojë një biznes kaq të fuqishëm:
“Unë pothuajse nuk flas kurrë për të, por vajza ime ka bërë të pamundurën, relativisht. Në këtë kohë, në këto 10 vitet e fundit, ndoshta nuk është më e pamundur, sepse po ndodhin suksese të tilla. Të rinjtë po fitojnë shuma të pabesueshme në internet, edhe në mënyra pak të paqarta. Por Hailey e ka arritur në mënyrën e saj. Zoti e bekoftë,” – tha aktori.
B
aldwin ka dy vajza me bashkëshorten Kennya: Hailey-n dhe Alaia-n, 32 vjeçe.
Komentet e tij vijnë vetëm një vit pasi Hailey pranoi publikisht në një intervistë për W Magazine se nuk ishte shumë e afërt me familjen në këtë fazë të jetës së saj:
“Nuk jam tepër e lidhur me familjen time tani, sepse ndihem shumë e pavarur. Jam individ më vete dhe kam ndërtuar familjen time,” – tha modelja në korrik 2024.
Megjithatë, Hailey ka theksuar se pavarësisht famës së familjes Baldwin, fëmijëria e saj ka qenë “mjaft normale” dhe plot kujtime të bukura.
Pas intervistës, Baldwin publikoi një video enigmatike në Instagram, ku dukej sikur iu përgjigj vajzës së tij vetëm me dy fjalë: “Të dua.”
Përveç Hailey-t, aktori ka folur gjithashtu me shumë vlerësim edhe për dhëndrin e tij, Justin Bieber. Në korrik, mes thashethemeve për divorc, Baldwin e përshkroi veten si “të bekuar”, pasi sipas tij, të dy vajzat janë martuar me “dy djem të shkëlqyer”.