Një rikthim madhështor në skenat e mëdha. Të premten, më 19 shtator, Forum-i i Assago-s mirëpriti koncertin e Fedez live. Përveç energjisë së muzikës, mbrëmja solli edhe çaste të papritura butësie e intimiteti. Përpara fëmijëve dhe kolegëve, reperi vendosi t’i drejtohej me një dedikim pajtues Chiara Ferragni-t. Fjalë që surprizuan shumë vetë mes publikut.
Fjalët e Fedez për Ferragni
Pas interpretimit të këngës Allucinazione collettiva, që erdhi pas “dissiI” me Tony Effe, Fedez ndali muzikën për të folur për ish-bashkëshorten.
“Jeta jonë vazhdon, por historia nuk fshihet”, – tha ai. – “Nuk do ta mohoj kurrë lidhjen që na dhuroi fëmijët tanë të mrekullueshëm. Ka nyje që nuk zgjidhen dot kurrë”.
@nicoinsalata #Fedez si esprime su #chiaraferragni durante il suo live al #forumdiassago #milano #ferragnez ? suono originale - Nico Insalata
Dedikimi për fëmijët, Leone dhe Vittoria
Reperi nga Rozzano, tashmë i fejuar zyrtarisht me Giulia Honegger, nuk la pa përmendur as dy fëmijët e tij, Leone dhe Vittoria, të cilët ndodheshin në publik së bashku me gjyshen Tatiana. Me zë të dridhur nga emocionet, ai prezantoi këngën Prima di ogni cosa me fjalët:
“Kjo është për ju, ju dua shumë”.
Në hapje të mbrëmjes, Fedez iu rikthye edhe debatit që pasoi deklaratat e tij për Jannik Sinner. Në skenë ai sqaroi se ishte keqkuptuar dhe pranoi hapur gabimin:
“Desha të bëja një paradoks dhe më doli keq – desha ta lidh me faktin se shpesh atletët që lindin dhe rriten në Itali, por që kanë ngjyrë tjetër lëkure, nuk konsiderohen italianë. Doja ta aplikoja këtë tek sportisti më i madh që kemi në Itali. Nuk më doli. Gjithë çfarë mund të bëj është të kërkoj falje”.
Vetëm pak ditë më parë, i ftuar në emisionin La Zanzara, Fedez nuk ishte dukur aspak kundër idesë së një ribashkimi me Chiara Ferragni. Kur gazetari Giuseppe Cruciani e ngacmoi për mundësinë e rikthimit, ai u përgjigj me një shprehje enigmatike:
“Kurrë mos thuaj kurrë”.