Saga e zhurmshme virtuale mes modeles së njohur Angela Martini dhe biznesmenit Fatmir Hysenbelliu po thellohet çdo ditë, duke marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha në rrjetet sociale. Pas publikimeve të vazhdueshme të mesazheve dhe akuzave nga të dyja palët, në qendër të vëmendjes është përfshirë edhe modelja nga Kosova, Valbona Bajraktari.

Angela Martini ka ndarë së fundmi disa mesazhe të ardhura në kutinë e saj të “DM”-ve, ku pretendohej se Valbona Bajraktari ishte tradhtuar nga Hysenbelliu dhe se ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike pas lidhjes me të.

Mirëpo, Bajraktari reagoi menjëherë duke hedhur poshtë këto deklarata. Në disa postime në InstaStory, ajo ka treguar se nuk ka njohje me Martinin dhe se përkundrazi, Fatmir Hysenbelliu ka pasur një rol vendimtar në jetën e saj:

“Fatmiri më ka shpëtuar jetën mua. Po të mos ishte Fatmiri, unë sot nuk do të isha gjallë. Angela Martini, bashkë nuk njihemi dhe s’kemi ndejt bashkë ndonjëherë. Nuk ke të drejtë jo ti, por askush të përmendë emrin tim. Jam rritur pa familje, sepse kam pasur dhunë nga ata dhe kam qenë e burgosur prej tyre. Madje më kanë dhënë helm dhe tentuan të më vrasin pa gjurmë, vetëm që e vërteta të mos dilte kurrë në pah.” – shkruan Bajraktari.

Pavarësisht këtij reagimi, Angela Martini ka vijuar të akuzojë Fatmir Hysenbelliun, duke shprehur bindjen se sipas saj, ai ka ushtruar presion ndaj Bajraktarit që ajo të shkruajë deklarata të tilla.

Kjo përplasje publike, e cila nisi me akuza për abuzime profesionale dhe personale mes Martinit dhe Hysenbelliut, tani ka marrë përmasa më të ndërlikuara, duke përfshirë edhe palë të treta dhe duke hapur një sërë diskutimesh përtej botës së showbiz-it.